Spahia nxjerr pamjet me dron të Shkodrës nën ujë: Fatura paguhet më 25 prill

schedule21:34 - 12 Shkurt, 2021

schedule 21:34 - 12 Shkurt, 2021

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar pamjet me dron nga Shkodra, ndërsa mijëra ha tokë ndodhen në ujë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan ndër të tjera se kjo pamje dëshmon se qytetarët kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e ç’njerëzore nga një kryeministër.

Sipas ish-deputetit, fatura e braktisjes së Shkodrës do të paguhet më 25 prill.

E plotë:

FATURA E BRAKTISJES SE SHKODRES DO PAGUHET ME 25 PRILL!

Këto ishin pamjet e Shkodrës edhe sot! Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë!

Këtë situatë në Shkodër e shohin të gjithë, e provojnë në kurriz ata që janë prekur nga përmbytjet, me familje, blegtori e të mbjella, të majtë, të djathtë e pa ndjeshmëri politike.

Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e ç’njerëzore nga një kryeministër. Dhe këtë akt të paprecedent po e bën Edi Rama, që do përballet me këta qytetarë më 25 Prill!

Braktisja e Shkodrës do i kthehet mbrapsht në mënyrë shembullore! #25Prill#ShqipëriaFiton

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!