“Duhet vetting për doktorët”, Rama debat me komentuesit: Fol e qesh, por PD-LSI nuk fitojnë

schedule16:33 - 11 Shkurt, 2021

schedule 16:33 - 11 Shkurt, 2021

Qytetarët kërkojnë vetting për mjekët. Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme një foto nga materniteti i Sarandës me mbishkrimin “si e gjetëm dhe si e bëmë sot”.

Por ndjekësit në Facebook i kërkojnë kreut të qeverisë që doktorët të kalojnë në filtër. “Atje ka nevojë për venting dhe doktorët se është keq situata” ishte kërkesa e një qytetari.

Por Edi Rama reagoi duke iu përgjigjur se nuk bëhet me vetting. “Hap pas hapi! S’behet me Veting po me vazhdimin e reformes, me rritje te pagave e me denoncime ajo lufte qe thua”.

Objektivi i Edi Ramës është mandati i tretë. Por një tjetër qytetar e ka ironizuar. “Edi Rama, me pelqen ajo puna e mandatit te trete. Ne fund te fundit shqiptaret nuk humbasin gje. Hahaha”.

Këtu, kreu i PS-së dhe qeverisë hidhet në sulm. “Jo ne fakt, shqiptaret mund te humbasin shume, mjafton t’i japin PD-se mandatin e peste dhe LSI mandatin e katert dhe e sheh ti e kush flet si ti se cfare humbjesh vijne! Po kjo s’do ndodhe keshtu qe ti vazhdo fol e qesh” ishte përgjigja e tij./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!