12 vjeçarja u vra aksidentalisht nga vëllai, policia arreston xhaxhin që kishte armën e gjahut

schedule13:01 - 11 Shkurt, 2021

schedule 13:01 - 11 Shkurt, 2021

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër ku një 12 vjeçare është vrarë aksidentalisht me armë zjarri nga vëllai i saj.

Policia bën me dije se 12 vjeçarja është qëlluar aksidentalisht nga vëllai i saj i mitur, me armën e xhaxhait.

Ndër të tjera uniformat blu theksojnë se xhaxhai i 2 fëmijëve është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

Njoftimi i plotë:

Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!