Tabaku në njësinë 2 tregon rrugën e inauguruar: 25 Prilli i jep fund mashtrimeve

schedule12:40 - 11 Shkurt, 2021

schedule 12:40 - 11 Shkurt, 2021

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku këtë të enjte ka qenë e pranishme në njësinë numër 2 në kryeqytet aty ku ka parë nga afër situatën pas shirave.

Në këtë inspektim Tabaku është takuar me banorët të cilët i kanë shprehur ish deputetes se në këtë situatë të vështirë ato ndihen të braktisur nga shteti.

Sipas Tabakut në të gjithë këtë situatë të vështirë fytyra e vërtetë e Ramës dhe Veliajt është propaganda dhe fasada.

Puna e tyre është të dalin vetëm ne televizor, vetëm fjalë. Ky është modeli i qeverisjes. 150 metra rrugë e pashtruar vetëm sepse janë të djathtë. Kjo është politika që ne do të votojmë kundër deri më 25 prill që të gjithë qytetarët të jenë njësoj. Nuk ka përse Tirana të ketë qytetarë të dorës së dytë. Këtu taksat janë rritur, të rinjtë janë larguar, dyqanet nuk shesin as produktet ushqimore, çmimet janë rritur 40%.

 Megjithëse paguani taksa, asnjë shërbim nuk e merrni. Fytyra më e shëmtuar e qeverisjes dhe fytyra më e mirë se si punon propaganda që vetëm lyen dy fasada dhe lë njerëzit në mjerim, është kjo rrugë këtu.

Kjo është mënyra se si ka punuar Edi Rama në 8 vite, si ka punuar Erjon Veliaj në 6 vite dhe kjo është arsyeja që qytetarët e Tiranës do t’i thonë jo edhe këtij regjimi por edhe vlerësimit të njerëzve si qytetarë të thjeshtë të Tiranës. 25 prilli është mundësi shumë e mirë që më në fund ato shqetësime që ju keni ngritur t’jua dëgjojë dikush që nuk i ka premtime, fjale, por angazhime dhe plan pune. Ju siguroj që PD ka primare vendosjen e individit, qytetarit dhe familjes në plan të parë“, tha Tabaku.e.su./abcnews.al