20 incidente janë identifikuar në sistemet digjitale të institucioneve shqiptare nga të cilat vetëm 4 kanë rezultuar me rrjedhje informacioni. Drejtori i agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike Bledar Kazia tha se, një pjesë e tyre lidhen me aktorë tradicionalë iranianë, por edhe nga Rusia.
Një tjetër element shqetësues është përdorimi i dezinformimit në momente tensioni social, veçanërisht gjatë protestave. Sipas kreut të AKSK janë konstatuar raste me anë të videove dhe fotografive nga terreni të cilat janë manipuluar ose nxjerrë nga konteksti .
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se sfida nuk qëndron vetëm te krijimi i një lajmi të rremë, por te shpejtësia dhe përmasat me të cilat ai mund të shpërndahet.
Në këtë realitet, verifikimi i burimeve, kontrolli i materialeve vizuale dhe reagimi i shpejtë ndaj dezinformimit mbeten elementë kyç për përballimin e kërcënimeve hibride.


