Kamza-Partizani dhe Laçi-Luftëtari janë duelet e Superligës për ditën e sotme. Priten ndeshje të forta, ku kryeqytetasit dhe gjirokastritët duhet të reagojnë pas humbjeve të para.
Do të luhen edhe dy të tjera.
Superliga ka në program sfidat në Kamzë dhe Laç, që të dyja në orën 16:45, të vlefshme për javën e dytë. Përballja më pranë kryeqytetit është një derbi, ai mes Kamzës e Partizanit, ndërsa skuadrat janë në pozita të kundërta.
Vendasit vijnë pas fitores 1-0 në fushën e Tiranës, dhe mund ta quajnë veten favoritë për sukses, meqë luajnë në stadiumin e tyre. Partizani, pavarësisht humbjes në Korçë, nuk pretendon më pak.
Dueli tjetër është Laçi-Luftëtari.
Kurbinasit pretendojnë jo pak, falë barazimit me vlera në fushën e Kukësit, në javën e parë. Gjirokastritët, nga ana tjetër, duhet të reagojnë sepse humbja ndaj Kastriotit në fushën e tyre, tregoi se nuk janë në formë.
Trajneri Millosh Kostiç është nën presion, me Luftëtarin për momentin larg formës së sezonit të kaluar kur arriti kualifikimin për në Ligën e Europës./abcnews.al