Lideri i Opozitës Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se prej 8 vitesh vendi me qeverisjen e kryeministrit Rama ka qëndruar në “baltë” duke mos sjellë asnjë ndryshim sipas tij.
Basha shprehet se më 28 prill Rama do të humbasë ndërsa Shqipëria do të fitojë.
“Shqipëria ka 8 vjet në baltë me Ramën. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria”, shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.
/abcnews.al/

