Zyrtari i partisë së Vuçiç: Tani respektohet edhe interesi i Serbisë

schedule13:20 - 25 Gusht, 2018

schedule 13:20 - 25 Gusht, 2018

Deklaratat e këshilltarit për siguri kombëtare të presidentit Trump lidhur me rishikimin e kufirit Kosovë-Serbi janë pritur mirë nga Beogradi zyrtar. Një politikan i partisë se presidentit Vuçiç e komenton këtë deklaratë si respektim edhe të interesit të Serbisë në dialogun dypalësh me Kosovën.

Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve nëse për këtë gjë merren vesh Prishtina dhe Beogradi, sipas politikanit serb Goran Vesiç nga Partia Progresive serbe e presidentit Vuçiç tregon se për herë të parë fuqitë e mëdha po e respektojnë edhe interesin e Serbisë.

Sipas tij kjo është një arritje e madhe e politikës së presidentit Aleksandër Vuçiç. Ai thotë se qëndrimi i Bolton është jashtëzakonisht i rëndësishëm për raportet e Serbisë me ndërkombëtarët, dhe se tani Serbia është më e barabartë me Kosovën në dialog. I pyetur nëse marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është e mundur, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë nuk do të ndodhe, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës te tregojnë se janë të gatshme për të.

“Çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës janë shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Hapja e politikave të SHBA-ve hap mundësitë për një marrëveshjes të mundshme”, përfundon Vesiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!