Nga Valbona Davidhi
Mbeten mister arsyet e mbytjes të 22-vjeçarit nga Kurjani i Roskovecit, i cili kishte dhe shenja dhune në kokë. Familja e Sokol Shytres 24 orë më parë identifikoi trupin e pajetë përmes tatuazheve, që u gjet të hënën në bregdetin e Vlorës. Të afërm të tij jashtë kamerës thonë se Shytre ju kishte thënë se në Vlorë kishte shkuar për të kaluar fundjavën dhe nuk e prisnin të kthehej me arkivol.
Ata kërkojnë nga grupi hetimor të zbulojnë të vërtetën. “Ngjarje e rëndë, drejtësi duhet të kërkojnë, del djali nga shtëpia dhe vjen i vdekur çfarë kuptim ka. Nuk e besonim kur e pamë. Janë njerëz të mirë dhe të thjeshtë. Policia të gjejë autorët” thanë disa nga fqinjët.
22-vjeçari jetonte me nënën dhe dy motra pasi i ati ka emigruar në Greqi. Dhe vetë Sokoli kishte shkuar për pak kohë në Gjermani po nuk dihet nëse ishte konfliktuar me dikë apo është përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm. Ndërsa në Shqipëri nuk ka precedent penalë./ db/ Abcnews.al