Manchester City ka gjetur rrugën e duhur për të kapur çerekfinalet e FA Cup. Kyle Walker ka gjetur golin në minutën e 30 dhe ka tundur rrjetën, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Pep Guardiolas.
Pas një pasimi të Rodri, Walker provoi të jepte një kros të ulët në zemër të zonës, po asnjë lojtar nga të dyja skuadrat nuk e preku sferën, e cila përfundoi në rrjetë.
Një gol naiv i shënuar nga skuadra e Guardiola, por shumë i rëndësishëm. Nëse City triumfon në këtë sfide, do të ishte e 14-ta radhazi me triumf. /abcnews.al