Në këtë puntatë të 24 Gushtit, Edicioni Veror vizitoi kalatë e Borshit. Nëpërmjet rrugëve aspak të rehatshme, kamera arriti në kodrën ku kanë qenë dikur kalatë. Nga aty vihej re prania e një fushëpamjeje vërtet të gjerë.
https://youtu.be/RBZrMyR8W18
E veçanta e këtij udhëtimi ishte vëzhgimi i një rrënoje që akoma nuk ishte deshifruar nësë ishte mbetje e ndonjë kishe apo kështjelle. Gjithashtu u bë një takim me Adi Boçin, kryetar i njësisë administrative të Borshit, i cili na tregoi se shqiptarët ishin më së shumti të tërhequr vetem nga plazhi dhe jo nga pjesë të tjera arkeologjike. Ai premtoi se në vijim do të krijohej një gusht festiv nëpër vijën bregdetare me aktiviete nga më të shumtat.
Më pas, Edicioni Veror shkoi në LRI Summer Camp. E kthyer tashmë në një traditë, LRI organizon çdo vit kampin rinor në Jalë. Përveç argëtimit, në kamp mësohet dhe punohet me frymën e ekipit dhe grupit.
Atje nuk mund të mungonte edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ajo tregoi për Edicionin Veror se është gjithmonë diçka pozitive që ndodhet mes të rinjve. Gjithashtu Kryemadhi zbuloi se ku preferon ajo dhe presidenti i vendit, Ilir Meta, t’i kalojnë pushimet./abcnews.al