Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me vendosjen e shamive të kuqe nëpër Prishtinë nga përfaqësues të Vetëvendosjes.
Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se vota nuk mund të ndikohet, ajo është një shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.
Ndër të tjera Mustafa ka pyetur VV se çfarë mesazhi kanë shamitë e kuqe dhe çfarë do të thotë republika e tretë.
“Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata. Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë? Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore.
Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë! Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë”, shkruan Mustafa. e.su./abcneës.al