Beteja e sezonit të ri politik nis nga… Twitter-i

schedule21:09 - 24 Gusht, 2018

schedule 21:09 - 24 Gusht, 2018

Edi Rama dhe Lulzim Basha e nisën në Twitter betejën të sezonit të ri politik.

Ishte kryeministri që reagoi i pari pasditen e të premtes përmes 140 karaktereve në Twitter, duke akuzuar pa e përmendur opozitën se paguan artikuj në shtypin ndërkombëtar kundër Vettingut.

“Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë”, shkruan kryeministri që e mbyll komentin me hashtagun “Deri në fund” e simbolin e një grushti goditës.

Po në Twitter erdhi përgjigja nga Lulzim Basha.

“Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge e korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës”, shkruan kryetari i PD, duke theksuar se drejtësinë e ka kapur, por popullin nuk e kap dot, pasi kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari shumë shpejt./abcnews.al