“Kosherja” është spektakli më i ri i humorit që do të fillojë javën e parë të marsit në ABC.
Autori, Altin Basha ka zbuluar ditën e sotme shumë surpriza rreth programit. nI ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ndër të tjera ai tregoi se dy prezantuesit e “Kosheres” do të jenë aktori i njohur, Bes Kallaku dhe moderatorja Jona Spahiu.
LEXO EDHE: Bes Kallaku bëhet pjesë e ABC, në cilin emision do ta shohim aktorin e njohur
“Dita ditës po i bashkohen aktorë shumë të njohur edhe të Teatrit Kombëtar. Do të krijohet një skuadër e një njohur një trup edhe më gjerë. Do të shikoni që në koloret e spektakleve shumë të njohur në Shqipëri do të dallohet dhe do të bëjë diferencën. Mund të them që Bes Kallaku i është bashkuar projektit”.
LEXO EDHE: “Kosherja” emisioni më i ri në ABC, Altin Basha zbulon emrin e prezantueses: Nisim në mars
“Mendoj se prezantuesja do t’i japë spektaklit shumë risi siç është Jona Spahiu, cilësitë e saj profesionale më kanë bindur që ajo mund të jetë prezantuesja më e mirë e këtij emisioni dhe mezi presim se si ajo do të përshtatet”. l.k/abcnews.al