Bes Kallaku bëhet pjesë e ABC, në cilin emision do ta shohim aktorin e njohur

schedule10:33 - 10 Shkurt, 2021

schedule 10:33 - 10 Shkurt, 2021

Aktori i njohur Bes Kallaku është bërë tashmë pjesë e ABC. Lajmin e ka bërë të ditur, autori i spektaklit më të ri të humorit ‘Kosherja’, Altin Basha.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, ai tregoi se audicionet për emisionin vazhdojnë dhe deri më tani stafit i janë bashkuar shumë emra të njohur.

“Dita ditës po i bashkohen aktorë shumë të njohur edhe të Teatrit Kombëtar. Do të krijohet një skuadër e një njohur një trup edhe më gjerë. Do të shikoni që në koloret e spektakleve shumë të njohur në Shqipëri do të dallohet dhe do të bëjë diferencën.  Mund të them që Bes Kallaku i është bashkuar projektit”, tha Basha.l.k/abcnews.al