Rudi Garcia është rikthyer të flasë në lidhje me Roland Koeman, homologun e tij që drejton Barcelonën. Trajneri holandez është ndjerë keq nga interesimi i PSG për Leo Messin, sidomos tani që po afrojnë dy duelet në Champions League.
Katalanasit presin nënkampionët e Evropës në “Camp Nou” në 16 shkurt, teksa në 10 mars javë më vonë do të luhet sfida e kthimit në Francë, e vlefshme për një biletë në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
“Lexova që Koeman është ndjerë i ofenduar nga fakti që te PSG kanë folur për Messin përpara duelit të javës së ardhshme në Champions. Ai nuk ishte kaq i ndrojtur kur fliste për Memphis Depay, edhe pse merkato ishte mbyllur.
Më duket e çuditshme që Koeman fillimisht ofendon dhe më pas vijon të shprehë interesimin e tij për një nga lojtarët e mi“, deklaron trajneri i ekipit që renditet në vend të dytë në kampionatin francez të futbollit. /abcnews.al