Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goli i parë me Barcelonën, talenti portugez 250 mijë euro dhuratë vetes

schedule19:38 - 9 Shkurt, 2021

schedule 19:38 - 9 Shkurt, 2021

Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme fundjaëvn që lamë pas, duke mposhtur në minutat e fundit 2-3 Real Betisin në transfertë. Heroi për katalanasit në këtë sfidë ishte Francisco Trincao, goli i të cilit i mbajti ata në të njëjtën kuotë pikësh po aq sa Real Madrid.

21-vjeçari u shpreh shumë i lumtur për golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës dhe ditën e sotme i ka bërë një dhuratë “modeste” vetes së tij. Bëhet fjalë për një Lamborghini Huracan EVO, i cili kushton mbi 250.000 mijë euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JM automoción (@jmautomocion)

Ish-ylli i Bragës pozoi me makinën e tij të re dhe fotoja u shpërnda në “Instagram” nga faqja e JM Automocion. Lamborghini mund të arrijë nga zero në 100km/h në vetëm tre sekonda dhe është një model tepër i rrallë. Trincao me kalimin e kohës dhe me paraqitjet e tij po fiton besim e trajnerit Koeman, pasi më parë aktivizohej vetëm si zëvendësues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!