Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Andre Silva, po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga. Ish-i i Milanit është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane dhe falë paraqitjeve të tij pozitive ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.
Sipas raportimit të “Bild”, është Atletico Madrid ajo që ka shfaqur interes për portugezin. Madje spanjollët kërkuan më shumë informacion për lojtarin gjatë merkatos së janarit, por transferimi nuk u realizua.
Kartoni i 25-vjeçarit vlerësohet diku te 30 milionë euro dhe nëse një ofertë e tillë mbërrin, atëherë Frankfurti mund të futet në negociata. Ndoshta në merkaton e verës do të kemi një sulm tjetër nga Atletico, e cila po e monitoron Silvën, i cili ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje këtë sezon në kampionat gjerman. /abcnews.al