Mutacionet e Covid? Konfirmohen rastet e para të ri-infektimeve në vend

schedule11:40 - 8 Shkurt, 2021

schedule 11:40 - 8 Shkurt, 2021

Në vendin tonë janë konfirmuar rastet e para të ri-infektimeve me koronavirus. ABC mëson se në Shkodër, këtë fillim jave janë regjistruar dy raste positive që e kishin kaluar sëmundjen gjashtë muaj më parë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat deklaruan se ka indikacione që mutacionet e koronavirusit mund të kenë mbërritur tashmë në Shqipëri.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat deklaruan se ka indikacione që mutacionet e koronavirusit mund të kenë mbërritur tashmë në Shqipëri.

Manastirliu deklaroi se janë disa faktorë që po i shtynë ekspertët e shëndetit të besojnë se mutacionet e Covid mund të jenë këtu. Ajo listoi si indcicie, qarkullimin e madhe të virusit tek të rinjtë si dhe rastet e ri-infektimeve që po ndodhin.

“Kemi dyshime se në Shqipëri janë futur variantet e reja të Covid-19. Kemi marrë disa mostra, sigurisht nën ecurinë e ekspertëve, nën indicjen e tyre, bazuar në detaje të simptomave dhe i kemi dërguar në laboratorë të posaçëm. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave. Po presim përgjigjet e analizave, por dyshojmë se në vendin tonë kanë hyrë variantet e Covid-19,” deklaroi ndër të tjera Manastirliu.

Mutacionet e koronavirusit, ai i Britanisë së Madhe dhe Afrikës së Jugut janë konfirmuar tashmë në shtete fqinje si Greqia ndërsa raste të ri-infektimit janë konfirmuar edhe në Kosovë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!