Në Australi nuk ka shumë që ka nisur sezoni i ri, teksa Besart Berisha mbetet i njëjti lojtar dhe vazhdon të gjejë golin. Pavarësisht se ka mbushur tashmë 35 vjeç.
Ylli i Western United shënoi sot në minutën e 42 golin e parë të sezonit, duke ndihmuar ekipin ne tij në ndeshjen e javës së shtatë ndaj Central Coast Mariners.
Ish-bomberi i kombëtares mori një top në afërsi të portës dhe pasi shmangu me klas kundërshtarët, goditi me forcë, duke mposhtur edhe portierin. Vazhdon forma e mirë e Berishës, i cili sezonin e shkuar shënoi 19 gola në 27 ndeshje të luajtura. /abcnews.al