Disa ditë më parë Gjyqtari i Procedurës Paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara, Nicolla Goillou, refuzoi kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.
Media në Kosovë bëjnë me dije se pas një zhvillimi të tillë në Hagë, avokatët e të 4 të akuzuarve e kanë apeluar një vendim të tillë në Gjykatën e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e Veselit e ka bërë një gjë të tillë më 1 shkurt, ndërsa mbrojtja e Thaçit, Selimit e Krasniqit dy ditë më vonë.
Kjo ka bërë që kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të caktojë tre gjyqtarë të Apelit të cilët do të merren me shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Ata janë: Judge Michèle Picard, Judge Kai Ambos dhe Judge Nina Jørgensen.
Njoftimin e plotë mund ta gjeni KËTU./mv.abcnews.al