Sherif Kallaku gjen golin e parë në kampionat me Lokomotivën e Zagrebin. Fantazisti i kombëtares kuqezi, ka zhbllokuar takimin shtëpiak ndaj Rijekës.
Ishte minuta e 11-të kur 22-vjeçari ia doli të thyejë portierin kundërshtar pas asistit të marrë nga Enis Çokaj, duke i dhuruar avantazhin e rëndësishëm skuadrës së tij.
https://streamable.com/f56ja7
Lokomotiva renditet në vend të parafundit në kampionat, teksa Çokaj dhe Kallaku po shfaqen protagonistë sot për nënkampionët e Kroacisë. /abcnews.al