Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kroacia, veto… për një anije/ Përplasje me Podgoricën për flotën ushtarake të ish-Jugosllavisë

schedule15:13 - 2 Tetor, 2026

schedule 15:13 - 2 Tetor, 2026

Anija ushtarake “Jadran” është bërë shkak për një tjetër përplasje mes Kroacisë dhe Malit të Zi.

Zagrebi pretendon pronësinë e saj që nga koha e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, ndërsa e bënë atë “kusht” për anëtarësimin e Podgoricës në Bashkimin Europian.

Ministri i jashtëm kroat Gordan Grliq Radman tha se anija “Jadran” nuk është e vetmja pasuri që Kroacia kërkon nga Mali i Zi.



Sipas tij, Zagrebi disponon dokumente që tregojnë se bëhet fjalë për pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro, dhe për këtë kërkon kompensim, të kalkuluara sipas tij nga hartat dhe dokumente që, sipas tij, tregojnë gjendjen e pasurisë ushtarake më 31 maj 1990 dhe një vit më vonë.

Kur Jugosllavia u shpërbë në 1991, një pjesë e madhe e flotës ushtarake jugosllave që ndodhej në Kroaci u tërhoq drejt Malit të Zi, përfshirë këtu mjete të tjera ushtarake, madje edhe nëndetëse.
Kjo mund të ndikoj në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE.

Kroacia ka bllokuar mbylljen e kapitujve të negociatave me Malin e Zi për shkak të disa çështjeve dypalëshe, atë të politikës së jashtme dhe mbylljen e Kapitullit 14 ( atë të transportit).
Be thotë se problemet dypalëshe duhet të zgjidhen me dialog përpara anëtarësimi dhe se ato nuk mund të importohen në Bruksel.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!