Leizpig nuk hasi aspak vështirësi në fushën e Schalkes dhe mori tre pikët e radhës pas fitores 0-3 ndaj ekipit të vendit të fundit në Bundesligë. Mukiele realizoi në pjesën e parë, ndërsa më pas erdhën edhe golat e Sabitzer dhe Orban.
Leipzig, Wolfsburg and Leverkusen get the wins they expected. Freiburg and Mainz get the wins they perhaps didn’t ⚽ #BLMatchday pic.twitter.com/25BjfFCeN1
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 6, 2021
Suksesi i sotëm e konfirmon ekipin e Nagelsmann në vendin e dytë, me 7 pikë më pak se Bayerni kryesues. Bayer Leverkusen triumfoi 5-2 në shtëpi përballë Stuttgart dhe renditet në vend të pestë.
Dortmund po shfaq oshilacione dhe sot u mposht 2-1 në fushën e Freibug. Verdhezinjve nuk u mjaftoi goli i Moukoko, teksa për vendasit realizuan Jeong Woo-Yeong dhe Schmid. Në sfidat e tjera u regjistruan këto rezultate: Augsburg-Wolfsburg 0-2 dhe Mainz-Union Berlin 1-0. /abcnews.al