Partizani shfrytëzon ndalimin e Vllaznisë dhe pas fitores me rezultatin 1-2 kundër Bylisit, është afruar 6 pikë më kreun. Triumf edhe për Tiranën sot, që kundër Skënderbeut e zgjidhi gjithçka në fillim dhe me shifrat 2-0 mori tre pikët e radhës me Orges Shehin në stol.
Në Ballsh ishte një duel i fortë, me Partizanin që pretendoi që në fillimin për një penallti. Jorgji nuk mendoi ashtu në atë moment dhe më pas i dha penallti Bylisit. Alban Hoxha ndali serbin Kojiç dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.
Në të dytën Partizani fitoi një penallti që do hapë polemika. Çinari shënoi dhe kaloi ne epërsi “demat”, kurse më pas realizoi edhe Cara. Gjithsesi Bylisi, edhe pse me një lojtarë më pak për shkak të ndëshkimit me të kuq të Ymeralilajt, shënoi me Carkanjin. Kaq, pasi deri në fund Partizani e ruajti epërsinë dhe mori tre pikët.
Tirana në kryeqytet i mbylli llogaritë për 10 minuta. Taulant Seferi shënoi golin e parë, Muçi më pas goditi shtyllën dhe në minutën e 18-të ishte mbrojtësi Hoxhallari që ndëshkoi edhe me golin e dytë Skënderbeun e zhytur në krizë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18
E shtunë, më 6 shkurt, ora 13:45
Tirana-Skënderbeu 2-0
Shënues: Seferi 10′, Hoxhallari 18′
Bylisi-Partizani 1-2
Shënues: Carkanji 86′ / Çinari (pen.) 55′, Cara 81′
86′ Xhoi Carkanji ndëshkoi portierin Alban Hoxha dhe hapi takimin.
81′ Tedi Cara ndëshkoi Bylisin dhe i dha Partizanit epërsinë e dyfishtë
REALIZIMI I PENALLTISË
55′ – Erald Çinari merr një penallti që pritet të sjellë polemika. Shkodrani u tregua i saktë dhe e çoi topin në rrjetë.
https://streamable.com/05ly8e
40′ penallti per Bylisin, Kojic kishte mundësinë të shënonte golin e parë në Superiore. Portieri Alban Hoxha e ndali
https://streamable.com/vix5wz
18′ Erion Hoxhallari, pas një rrëmuje në zonë, me një goditje të fortë me të majtën realizoi golin e dytë
10′ Taulant Seferi befason portierin Dajsinani dhe e dërgon topin në rrjetë. Tirana i gëzohet golit të avantazhit.