Agolli rikthehet në kombëtare

schedule17:57 - 22 Gusht, 2018

schedule 17:57 - 22 Gusht, 2018

Kohët e fundit ishte vënë në diskutim. Ansi Agolli ishte vërtet kapiteni i kombëtares, por nga një pjesë e publikut, mediave dhe nga vetë trajneri, ai mendohej si shumë i vjetër.

Gjithsesi, vetë Panuçi, ai që e la jashtë kombëtares për disa ndeshje, u detyrua të kalonte në planin B, dhe ta rikthente. Burime të mirëinformuara në Federatën Shqiptare të Futbollit pohuan për ABC News se Agolli, sipas të gjitha gjasave, do të jetë pjesë e ekipit përfaqësues për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Arsyeja kryesore për kthesën e bërë nga trajneri italian ka të bëjë me humbjet e rënda në dy miqësoret e fillimit të verës, ndaj Kosovës dhe Ukrainës, apo në atë ndaj Norvegjisë.

Panuçi mendon se problemet nuk ishin vetëm teknike, por edhe përsa i përket atmosferës në ekip, dhe një lojtar me përvojë e i respektuar si Agolli, do të ndihmonte. Mbrojtësi i majtë mbush 36 vjeç në Tetor, dhe trajneri kishte menduar të mbështetej tek alternativa më të reja, veçse e kishte lënë një dritare hapur.

Kombëtarja pritet të ketë mungesa të mëdha, si dhe mjaft lojtarë jashtë forme për ndeshjet e Shtatorit, dhe kthimi i Agollit mund të ndihmojë edhe në këtë drejtim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!