Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Selia e PD bazë e protestuesve të dhunshëm/ Pamjet filmike tregojnë se si individë problematikë furnizohen me objekte të rrezikshme

schedule22:20 - 24 Tetor, 2026

schedule 22:20 - 24 Tetor, 2026

Sali Berisha riktheu të shtunën, selinë e Partisë Demokratike, në funksionin e saj të dikurshëm: shtëpi ushtarake. Ish-SHQUP-i iu kthye funksionit biologjik, bazë armatimi për të dhunuar Tiranën e qytetarëve.

Sulmi i pasdites së të shtunës dukej mirë i organizuar, përderisa armatimi vinte nga selia blu. Kjo e provuar me pamje filmike.

Kësaj radhe me armatim më të sofistikuar. Jo me molotov, por me bomba gazi me kallëp plasës.



Flamuri i paqes me Gjekmarkajn në krah, ia la vendin dhunës së udhëhequr nga Nallbati dhe Gjin Gjoni.

Dirigjenti, Sali Berisha, mesa duket e dinte. Derisa nuk doli në skenë as paradite, as pasdite. Dhunën e ndoqi nga shtëpia, direktivat i jepte nga WhatsApp.

Jo më kot, prej fillimit të protestës, kryeministri Edi Rama, por dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, këtë herë akuzuan vetëm një person.

Madje duke i dhënë edhe Sali Berishës dhe titullin e fundit shkencor.

Të shtunën vërtet kreu i PD-së e meritoi doktoraturën e re: dhunën që ai frymëzon, e ngriti në një nivel tjetër.

Një nivel që Tirana nuk do t’ia harrojë dhe do t’ia kujtojë ditën e zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!