Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD, strehuese e dhunës”/ Beqiri: Antifa kërkon destabilizimin e Shqipërisë. SHBA neutralizoi dronët kamikazë drejt Kryeministrisë

schedule23:13 - 24 Tetor, 2026

schedule 23:13 - 24 Tetor, 2026

Avokati Idajet Beqiri thotë se PD është strehuese e dhunës dhe se zyrat e saj janë kthyer në bazë për të armatosur personat e maskuar, të cilët kryejnë veprime të dhunshme.

Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Beqiri u shpreh se nuk kemi të bëjmë me protestë, por me kryengritje të amatosur.

Sipas avokatit, antifa kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Lidhur me goditjen e dronëve kamikazë drejt Kryeministrisë, Beqiri deklaroi se këto dronë janë neutralizuar nga SHBA.



Ndër të tjera, Beqiri pati kritika për SPAK, për të cilën tha se nuk ka bërë detyrën e saj, pasi nuk ka shkuar as në vendngjarje ku ka pasur përplasje të dhunshme të protestuesve me policinë.

“Ai e thirri protestën e sotme, protestë kombëtare. Nëse ke 50 mandate në parlament, minimumi duhet t’i kesh 150-200 mijë në shesh. Vendi ka një opozitë që nuk e përfaqëson PD. Ishte i bindur se sot do shtoheshin 50 të tjerë, do bëheshin 200 veta. Ai, realisht e thirri dhunën aty. Nuk shmanget dot prej saj. Berisha ka perënduar tani, nuk ka më fuqi të dalë nga shtëpia, mbahet me disa medikamente që i japin pak forcë që lëviz. I përket të kaluarës. Ai e di që nuk vjen dot më në pushtet.

Ai është i bindur se edhe në Shqipëri, një grup çetnikësh serbo-rusë dhe xhihadistë të Iranit, të armatosur, kanë marrë peng edhe fëmijë e studentë universiteti, i paguajnë mirë dhe i fusin te grupi i zjarrit. Ata janë të armatosur me këto mjete. Duke pasur bazë PD, ajo është çerdhe, por këta nuk shkojnë. Policia e Shtetit, kur shikon që strehohen ata që janë në kërkim edhe në shkon. Një bazë është selia e PD. Në çdo lagje kanë zyrat e veta. Shkoni te rruga “Muhamet Gjollesha”, ka një zyrë të PD, i kanë kthyer në bazë për të prodhuar këto armë.

Ka edhe të huaj, ata të antifës, vijnë të armatosur. Tani ka ata që janë anëtarë të PD, ka njerëz nga ata që janë të paguar. Ne jemi në luftë me këtë kategori. Kjo është lëvizje e armatosur, për të destabilizuar Shqipërinë. Ata 4 dronë do e hidhun në erë Këshillin e Ministrave. Ne na shpëtoi SHBA. Ata e neutralizuan, forca e tyre. Kryeministria dhe ambasada amerikane, në vijë ajrore janë pak metra”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!