Dora e Thomas Tuchel po nis të ndihet te Chelsea, ndërsa Tottenham ndodhet në krizë rezultatesh. Djemtë e Jose Mourinhos u mposhtën 0-1 në shtëpi përballë “Bluve të Londrës”, të cilët iu falën golit të Jorginhos në pjesën e parë për të siguruar tre pikë të rëndësishme.
Gjithçka u vendos në minutën e 24-t. Skuadra mike fitoi një penallti dhe mesfushori i kombëtares italiane nuk gaboi përballë Lloris. Chelsea dominoi takimin, si në qarkullimin e topit dhe në rastet e krijuara përpara portës kundërshtare.
https://streamable.com/lz47n1
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për trajnerin Tuchel, teksa Spurs regjistruan disfatën e tretë radhazi në Premier League. Vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit për “gjelat” dhe Mourinho duhet të ndryshojë diçka në skuadër. /abcnews.al