Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qëllohet me armë zjarri drejtuesi i “Plisave”

schedule23:37 - 3 Shkurt, 2021

schedule 23:37 - 3 Shkurt, 2021

Prishtina u trondit mbrëmjen e sotme si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku mbeti i plagosur Rinor Grajqevci, i cili është lideri i tifo-grupit të njohur “Plisat”.

Ai u qëllua me armë në rrugën “UÇK” apo e njohur ndryshe si “Qafa”. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha ajo.



I plagosuri Rinor Grajqevci ndodhet në spital.  “Gjendja është stabile për momentin. Është jashtë rrezikut për jetë. Jemi duke pritur rezultatet e analizave. Është plagosur në shpinë” tha një nga mjeket e spitalit të Prishtinës për mediat në Kosovë. Për atentatin nuk ka asnjë të arrestuar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!