Migen Memelli është trajneri i ri i Skënderbeut. Ditën e sotme ai është prezantuar në ambientet e klubit, ku ka treguar arsyen që e bindi të vendoset në krye të Skënderbeut. “Falënderoj klubin për besimin. Shpresoj që gjërat të ecin mirë. Ajo që premtoj për komunitetin e futbollit këtu është puna e madhe dhe përkushtimi i pareshtur. Pjesa tjetër, objektivat do t’i shohim ndeshje pas ndeshje.
Më bindi përvoja e madhe që ka klubi, ambientet, terrenet, ajo që më bën optimist është baza e lojtarëve individualisht, ka lojtarë me shumë cilësi. Do të punoj me skuadrën duke e njohur dita-ditës.
Debutim ndaj Tiranës? Tirana është një klub i njohur për mua. Shpresoj që tani që mbroj Skënderbeun, besoj të bëj një ndeshje sa më të mirë. Te Tirana kam shumë miq, brenda 90 minutave do të bëjmë gjithçka për maksimumin.
Mbështetja jonë si trajner është te puna jonë, lojtarët dhe klubi. Besoj se me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ndërgjegje të kthjellët. Ne stafi: Erion Llapanji, Gentjan Liçi dhe lojtarët shpresojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.
Deklaratat e Jani Kaçit? Profesor Jani është me përvojë te ky qytet. Ka bërë shumë dhe i ka dhënë shumë Skënderbeut. Do t’i marr të gjitha sugjerimet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo që thatë ju qëndron. Të fillojmë sa më parë nga puna.
Asnjëri rival nuk kemi, kemi veten. Do të bëjmë maksimumin për veten tonë. Ekipet e tjera në tabelë duhet të jenë një numër që thjesht që s’duhet të referohemi. Punën kemi me veten tonë.
Dinamika e një futbollisti është që në një moment apo tjetër të reagojë. Karrierën e kam nisur këtu, Korça është qytet i dashur për mua. I premtoj opinionit punë të palodhur dhe sakrificë”, përfundoi Memelli. /abcnews.al