Koronavirusi nuk po kursen as fëmijët. Gazetarja Ema Shasivari raporton për abcnews.al se aktualisht tek Pediatria janë të shtruar 8 fëmijë me simptoma të koronavirusit.
Mësohet se më i vogli prej tyre është 5 muajsh, ndërsa mosha e të tjerëve varion deri në 10 vite.
Gjendja e fëmijëve është stabël dhe si simptomë kryesore kanë temperaturën.
Deri më tani në Shqipëria ka ndërruar jetën vetëm një fëmijë nga koronavirusi dhe ai ishte me sindromën Kawasaki. /abcnews.al