Dy fjali bëjnë “lëmsh” Parisin. Neymar mohon rinovimin me PSG?

schedule11:16 - 3 Shkurt, 2021

schedule 11:16 - 3 Shkurt, 2021

E ardhmja e Naymar Jr te PSG vazhdon të mbetet në dyshim, teksa kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe nëse nuk rinovon, klubi do të duhet ta shesë që në verën e këtij viti.

Si pasojë në Paris kanë nisur negociatat mes palëve për të zgjatur kontratën. Ditën e djeshme mediet franceze raportuan se palët kanë gjetur akordin dhe Neymar do të firmosë kontratë të re për 4 vite.

Por së fundmi është vetë ai, që hedh dyshime në lidhje me vërtetësinë e këtij lajmi. Ylli brazilian ka bërë dy postime në Twitter me ngarkesë të madhe misterioze, të cilat shumë medie botërore i kanë cilësuar si përgënjeshtrime të lajmeve për rinovimin e tij.

“Unë nuk i shoh të vërtetat. Askush nuk e sheh atë mur, mund të jetë mur i rremë, apo jo”, shkruan Neymar në dy postimet e tij. Përtej dyshimeve, nuk përjashtohet mundësia që këto dy cicërima të jenë mesazhe të parëndësishme për ndonjë shaka mes miqsh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!