A mund të themi se u kthye? Dyshime ende ka, por mënyra sesi Brazili fitoi ndaj Skocisë la përshtypje të thella, e sidomos sulmuesi i tij kryesor, Vinisius.
Ylli i Realit të Madridit, realizoi dy herë, ishte më i miri në fushë, dhe është i vetmi futbollist deri tani që ka shënuar në të treja ndeshjet e grupit.
Pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj Marokut, pesë herë kampionët e botës siguruan dy fitore radhazi 3-0, e fundit ndaj Skocisë, dhe komentet e BBC-së britanike ishte se mund të ishin shënuar pesë.
Skocezët, ende me shpresë për t’u kualifikuar, mund të mos jenë testi i vërtetë për “selesaon”, por gjithsesi Maroku I fortë I mundi vetëm 1-0, madje me vështirësi.
Vinisius shënoi shpejt, që në 7’, pas gabimit të mbrojtjes kundërshtare.
Më pas, yllit madrilen iu anulua rrjeta e dytë për ndërhyrje të gabuar ndaj një lojtari skocez, por ai e plotësoi kryeveprën e vet me goditjen për 2-0 në fund të pjesës së parë.
Vini ka 4 rrjeta, pra është kandidat i fortë për Këpucën e Artë.
Pas pushimit, të besuarit e trajnerit Karlo Ançeloti e vazhduan ofensivën dhe futbollisti I Mançester Junantidit, Mateus Kunja, shtoi të tretin, pas një tjetër gabimi të kundërshtarëve.
Brazili fitoi thellë, por ishte edhe si një dhuratë skoceze, ndaj për momentin kompanitë e basteve e japin ekipin pesë herë kampion të botës vetëm si pretendentin e pestë për titull.
Sa për Skocinë, përllogaritjet e shohin vetëm 42 për qind të kualifikuar, pra rreziku mbetet I madh dhe varet nga rezultatet e grupeve të tjera.



