Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kaos në Ceuta, policia nis operacionin për zhvendosjen e mijëra migrantëve

schedule16:22 - 18 Shtator, 2026

schedule 16:22 - 18 Shtator, 2026

Policia spanjolle ka nisur zhvendosjen e mijëra migrantëve në një kamp të ri me tenda në portin e Ceutës, pasi shumë prej tyre kishin javë që jetonin në plazhe.

Gjatë operacionit pati kaos dhe përleshje me policinë, ndërsa u raportua edhe për të shtëna në ajër.

Kampi ka kapacitet për rreth 1,700 persona. Sipas autoriteteve, mbi 3,000 migrantë u transferuan gjatë operacionit.

Qeveria synon t’i vendosë migrantët në ambiente të kontrolluara, ku mund të identifikohen dhe t’u përcaktohet statusi administrativ.

Kriza ka shkaktuar debate të forta politike në Spanjë. Kryeministri Pedro Sánchez është kritikuar për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën dhe për pretendimet se qeveria ishte paralajmëruar paraprakisht për fluksin.

Sánchez e ka mohuar se e dinte për hyrjen masive të migrantëve. Gjatë kalimit të mijëra njerëzve në Ceuta, të paktën 100 persona humbën jetën, sipas autoriteteve lokale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!