Tre ditë me ndeshje, ky është plani i FSHF për javën e 18-të të Superiores. Një pjesë e skuadrave do të kenë mungesa për shkak të kartonëve, të verdhë ose të kuq.
Vllaznia kryesuese, në duelin kundër Laçit duhet të bëjë pa mesfushorin Ardit Krymi. Ky u fundit u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Partizanin. Edhe Laçi shkon në Shkodër pa një titullar.
Mentor Mazrekaj ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të aktivizohet ndaj kuqebluve. Ekipi më i penalizuar këtë javë është Partizani, që luan në transfertë kundër Bylisit.
Veç mbrojtësit Eno Bitri, i ndëshkuar me karton të kuq kundër Vllaznisë, mungon edhe Jasir Asani. Sulmuesi anësor ka akumuluar katër kartonë të verdhë, sikurse edhe mesfushori i Teutës, Florent Avdyli. Të dy këta lojtarë i humbin duelet e fundjavës. / abcnews.al