Në reagimin e tij në ABC News, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi u ndal edhe te kërkesat për reforma, duke përmendur kufizimin e mandatit në dy mandate dhe reformën zgjedhore, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin deputetët e tyre.
Ai i bëri thirrje Parlamentit shqiptar të miratojë reformën kushtetuese të kërkuar nga protestuesit, duke theksuar rëndësinë e ndryshimeve në sistemin politik dhe zgjedhor.
Brozi akuzoi Berishën, duke e cilësuar si përgjegjës për nxitjen e dhunës në Shqipëri dhe duke pretenduar se ai financon personat që përdorin molotovë. Këto janë akuza të bëra nga Brozi në deklaratën e tij.
“Të drejtat e protestuesve, që kërkonin një reformë kushtetuese ku mandati të kufizohej në 2, e nxis parlamentin shqiptar ta miratojë këtë. Kërkonin reformë zgjedhore që populli të zgjidhte deputetët e tij.
Arkitekti i dhunës në Shqipëri ka qenë Sali Berisha, është zjarrvënësi edhe në këto situata, financon molotovistët. E ka provuar në gjithë historinë 30-vjeçare të vendit tonë. SPAK-u e lë të lirë kryeterroristin e 21 janarit. Çdo veprim i SPAK-ut përçohet dhe merret si një nxitje për akte dhune nga elementë ekstremistë që mund të jenë në Shqipëri.”


