Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Policia, mjete për të kontrolluar dhunën”/ Alarmi për dhunë ekstreme: Kapëm armatime

schedule20:00 - 18 Tetor, 2026

schedule 20:00 - 18 Tetor, 2026

Në protestë nuk kanë marrë pjesë efektivë të huaj për menaxhimin e tubimit. Policia e Shtetit ka reaguar ndaj lajmeve për praninë e oficerëve nga policitë partnere, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta dhe që synojnë të krijojnë klimë konfliktuale me institucionet e rendit.

Shefi i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publike, Albert Nushi sqaroi daljen e forcave RENEA një ditë më parë në protestë në Bulevard.Sipas Policisë së shtetit ata zotërojnë të gjitha kapacitet për të menaxhuar situatat.

Pavarësisht sulmeve të pandërprera, strukturat e Policisë kanë vijuar detyrën dhe kanë shoqëruar 54 shtetas në Tiranë, nga të cilët 27 janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi janë përfshirë në akte dhune, shkatërrim të pronës dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë.



”Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov dhe doza kanabisi, si dhe vida, sfera metalike dhe prova të tjera materiale, të cilat janë përdorur nga personat e maskuar dhe të dhunshëm gjatë sulmeve ndaj punonjësve të Policisë.”

Policia e Shtetit u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në protesta, pasi jeta e tyre është e rrezikuar.

Ndërkohë këtë të dielë Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 29 nga personat e arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestave. Gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për 27 persona ndërkohë 3 prej tyre kanë dhe masën ndalim për t’iu afruar institucioneve publike dhe për të marrë pjesë në protestë, një nga protestuesit ka dhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit ndërkohë ka lënë në masën arrest në shtëpi vetëm 2 prej tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!