Pas aventurës së dështuar te Rangers dhe mosmarrëveshjeve me Hibernian, Florian Kamberi në verën e shkuar u kthye në Zvicër dhe firmosi me St Gallen, ku pritej të ishte një nga sulmuesit kryesorë të skuadrës, por në të vërtetë ndodhi ndryshe.
Vetëm 9 ndeshje me zviceranët për sulmuesin e kombëtares dhe asnjë gol, teksa mbrëmjen e djeshme erdhi edhe momenti i ndarjes me St Gallen dhe Zvicrën. Aberdeen ka arritur marrëveshjen me St Gallen për huazimin e Kamberit deri në fund të sezonit.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi skocez. Kamberi kthehet në Skoci, ku majën e arriti me Hibernian në periudhën 2017-19, ku ishte ndër sulmuesit kryesorë të skuadrës së tij. Tashmë do provojë të rikthehet në nivelet e dikurshme te një tjetër klub i njohur. /abcnews.al