Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikonfirmimi, fjalët e gazetave dhe çuditë e Tiranës: Alban Bushi hap zemrën

schedule00:37 - 2 Shkurt, 2021

schedule 00:37 - 2 Shkurt, 2021

Alban Bushi, trajneri që pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht si trajneri i Shqipërisë U21, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing”ABC. Tematikat për të cilat ai foli ishin të shumta, sigurisht rreth futbollit të luajtur dhe atij jashtë.

“Unë opsion për Kukësin. Janë vetëm fjalë gazetash. Tirana? Asgjë. Secili ka të drejtën të shkruajë. Nuk kam çfarë përgjigjeje të jap”, tha Bushi, i cili më pas u pyet mbi atë që ndodhi te Tirana kur u largua Dede.

 

“Nuk ndihem mirë, pasi jam rritur te Tirana. Janë të shpeshta këto gjëra, por nuk është mirë të largohet trajneri pak minuta para ndeshjes. Nuk dua t’i ndodhë Tiranës, por as klubeve të tjera. Ata e dinë më mirë se çfarë ka ndodhur”, shtoi Bushi.

“Me Orges Shehin kanë bërë një zgjedhje të mirë, është një trajner serioz. Gjithsesi e shoh larg objektivave të fillimit të sezonit, për titullin kampion”, u shpreh më tej ish-sulmuesi, i cili konfirmon se do të jetë trajner i Shqipërisë U21 edhe në vazhdim. Gjithashtu edhe e pranoi se një ditë do donte ta drejtonte Tiranën.

“Mendimi i sinqertë është se unë mendoj vetëm për U21. Që kur mora konfirmimin si trajner i U21, po shoh për lojtarë. Normal Tiranën do doja ta drejtoja një ditë. Jam rritur aty dhe mendoj se do e drejtoj një ditë dhe dua të kem sukses”, tha Bushi, i cili analizoi më pas bardheblutë.

 

“Dede bëri një punë të mirë, nuk kishte stol. Tani ishte momentin ta kishte Tirana Nevilin, pasi po kthehen lojtarët kryesorë. Mendoj se Orgesi do të bëjë mirë. Tirana është ekip i madh dhe mos u habisni nëse fiton tani fitoret dhe të shkojë deri në fund.

Jam mësuar ta shoh Tiranën të shkojë 3-0 për 30 minuta. Lojtarët i ka shumë cilësorë. Mucci e Seferi janë një nga dyshet më të mira në Shqipëri. Ernesti duhet ta ketë mendjen te Tirana, nuk e di domethënë se çfarë mendon ai për të ardhmen”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!