Real Madrid fitoi me rezultatin 2–0 derbin e vogël me Getafe të dielën në hapjen e kampionatit. Nuk ishte ekipi i finales së Superkupës së Europës e humbur ndaj Atletico duke treguar më karakter në fushë.
Një zotërim i futbollistëve të Julen Lopetegui, të cilët qarkulluan topin në 78% të kohës. Skuadra duhet të funksionojë pa Cristiano Ronaldo dhe duket se liderin po e bën Gareth Bale, madje gazeta “Marca” hapet me titullin; “Bale merr komandën”.
Uellsiani shënoi një nga golat në këtë takim, ndërsa tjteri u realizua nga Dani Carvajal.
Julen Lopetegui, trajner i Real Madrid: “Jemi të lumtur që nuk i dhamë mundësinë kundërshtarit dhe patëm shumë shanse shënimi. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe mbi të gjitha është ekipi pastaj talenti individual dhe kjo vlen edhe për Bale”.
Me fitore e nisi edhe Barcelona që me Lionel Messi kapiten triumfoi 3–0 me Alaves të premten. Messi realizoi 2 gola, njëri prej tyre ishte i 6000 për skuadrën katalanase në La Liga./abcnews.al