Tottenham nuk i ka shfrytëzuar humbjet e Leicester dhe West Ham United, pasi është mposhtur në transfertë nga skuadra e Brighton. Këta të fundit marrin tre pikë me vlera në garën për mbijetesë dhe heroi i tyre ishte Leandro Trossard.
Ai shënoi në pjesën e parë të ndeshjes, kur Tottenham për të disatën herë nuk arriti as ta godiste portën e kundërshtarit. Jose Mourinho sigurisht që është tërbuar, edhe pse londinezët reaguan në pjesën e dytë dhe iu afruan golit të barazimit.
Brighton e mbrojti me fanatizëm golin dhe iu gëzua tre pikëve. Mungesa e Harry Kane është ndjerë te Tottenham, që nuk ia doli dot të shënonte. Kjo ishte humbja e dytë radha për ekipin e Mourinho, që ishte thyer nga Liverpool para pak ditësh. /abcnews.al