Erdogan uron Kurban Bajramin dhe premton të luftojë sulmet ekonomike

schedule12:56 - 20 Gusht, 2018

schedule 12:56 - 20 Gusht, 2018

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit dhe ka dhënë mesazhe politike. Ai theksoi se çdo sulm kundër ekonomisë turke është dhe sulm kundër flamurit të Turqisë.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u zotua të luftojë “sulmet ekonomike” kundër vendit të tij në një video-mesazh në prag të festës së besimit islam, Kurban Bajramit.

“Sulmet ndaj ekonomisë sonë nuk ndryshojnë nga sulmet ndaj thirrjeve tona për lutje dhe flamurit. Qëllimi është i njëjtë. Qëllimi është që Turqia dhe populli turk të gjunjëzohen dhe të mbahen në robëri”, tha Erdogan.

Kjo deklaratë e tij vjen për të kundërshtuar sanksionet ekonomike të vendosura nga SHBA, pasi Turqia mban të burgosur një pastor amerikan. Për shkak të kësaj, monedha zyrtare turke ka pësuar humbje të madhe të vlerës kundrejt dollarit amerikan.

Më tej në mesazhin e tij, Erdogan tha se shpreson që Kurban Bajrami të sjellë mirësi për të gjithë botën myslimane dhe njerëzimin.

“Ata që u përpoqën të bënin Turqinë të përkuleshin para tyre duke përdorur grupe terroriste, tradhtarë midis nesh dhe komplote, së shpejti do të shohin se Turqia nuk do të heqë dorë nga kurset e këmbimit”, shtoi ai.

Gjithashtu shprehu lutje për të shtypurit në Palestinë, Siri, Azinë Jugore dhe pjesë të tjera të botës.

Në video-mesazh, presidenti turk përmendi dy beteja të rëndësishme që i përkasin kohës së Perandorisë Osmane, që përkojnë me festën e Kurban Bajramit. Njëra prej tyre, beteja e Dumlupinarit e zhvilluar më 30 Gusht të 1922 gjithashtu pa mposhtjen e forcave greke./abcnews.al