Milani rikthehet te fitorja pas dy humbjeve të pësuara me Atalantën dhe Interin. Kuqezinjtë triumfuan 1-2 në fushën e Bologna, duke arritur suksesin e katërt radhazi jashtë fushe në kampionat.
Minuta e 26-të solli zhbllokimin e takimit. Penallti për miqtë, Zlatan Ibrahimovic gaboi nga pika e bardhë, por Ante Rebic përfitoi nga topi i rikthyer pas pritjes së Skorupskit.
Milani fitoi një tjetër penallti në minutën e 54-t. Ekzekutimin e mori përsipër Franck Kessie, i cili nuk gaboi dhe i dhuroi avantazhin e dyfishtë skuadrës kryesuese të Serie A.
Moment që solli edhe largimin me të kuqe të Sinisa Mihajlovic. Trajneri i Bologna protestoi për rastin e penalltisë dhe u largua nga stoli përpara kohe. Vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin në minutën e 81-të.
https://streamable.com/74cg1h
Andrea Poli nuk gaboi përballë Donnarummës dhe ndëshkoi ish-ekipin e tij. Vetëm kaq, Milani menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe vazhdon të kryesojë kampionatin italian (46 pikë). /abcnews.al