Zyrtare: I bashkohet Devollit te Drenica, Qaqi lë Skënderbeun

schedule13:55 - 30 Janar, 2021

schedule 13:55 - 30 Janar, 2021

Harallamb Qaqi e nisi sezonin si titullar te Skënderbeu, por më pas Ahmataj nuk kishte më zgjedhje të parë dhe qendërmbrojtësi mori vendim suprizues.

Ai vendosi të largohet dhe sot është zyrtarizuar te skuadra e Drenicës, të cilën e drejton Bledar Devolli. Ky i fundit e zbuloi transferimin e mbrojtësit 27-vjeçar në emisionin “Pressing” në ABC të enjten.

POSTIMI – Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i Drenicës. Ish-lojtari i skuadrave si Carpi dhe Hellas Verona në Itali, e Laçi , Kukësi, e Skenderbeu së fundmi në Shqipëri, ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.

Qaqi është bashkuar mënjëherë me grupin tjetër të lojtarëve dhe do të jetë përforcimi i fundit i klubit për këtë afat kalimtar. 27 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Skenderbeut nga Korça. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!