Gentian Selmani, pasi zgjidhi kontratën me Menemenspor, ka gjetur klubin e ri për të vazhduar karrierën. Portieri, pjesë edhe e kombëtares shqiptare, ka mbetur në ligën e dytë turke.
Përtej fjalëve të shumta, madje pak ditë më parë u përfol në mediat turke për një kalim tek Yeni Malatyaspor në Superligë, Selmani do të luajë me skuadrën e Boluspor.
Ky klub kërkoi në merkaton e janarit edhe Ardit Hoxhajn e Vllaznisë, si dhe u lakua për të transferuar Bekim Balajn. Gjithsesi duhet të kënaqet me Selmanin, i cili është gati për aventurën e re. / abcnews.al