86 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, presidenti Ilir Meta ka aplikuar ditën e sotme për kartën e identitetit në zyrën e Gjendjes Civile. Meta i bën thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë afatin e vlefshmërisë pasi rinovimi i tyre është i domosdoshëm.
Ai thotë se nuk duhet neglizhuar kjo pjesë pasi është thelbësore që të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në atë që ai e quan referendumi historik i 25 Prillit.
“U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile për t’u pajisur me kartën ID. 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 21, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Rinovimi i tyre është i domosdoshëm!
Mospasja e një karte ID/pasaporte të vlefshme është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës. Mos neglizhoni & mos e lini aplikimin për në fund! Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni emrin në listën e zgjedhësve & vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit.
Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit. Të votosh është e drejtë dhe një përgjegjësi e lartë qytetare. Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit”, shkruan Meta./mv.abcnews.al
(1/3) U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile për t’u pajisur me kartën ID. 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 21, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Rinovimi i tyre është i domosdoshëm!?? pic.twitter.com/ZsMB6FuUy4
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) January 29, 2021