Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zhvatnin qytetarët e BE përmes “call center”/ GJKKO cakton masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

schedule17:25 - 11 Shtator, 2026

schedule 17:25 - 11 Shtator, 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për tetë personat e arrestuar, të cilët dyshohet se përmes call centerave kanë zhvatur qytetarë të ndryshëm nga vendet e Bashkimit Evropian.

Konkretisht bëhet fjalë për Robert Gjura, Gerti Shega, Erjon Palaj , të cilët u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg”, Eleni Jorgji , Klaudia Balla dhe Ilir Golemi me masën “arrest në shtëpi” dhe Aurel Gjonpjetri dhe Dhimitër Lipe në “detyrim paraqitje”.

 

Shtetasit europianë sipas SPAK ftoheshin nga agjentët e call centerit për të investuar në bursa ndërkombëtare përmes depozitimit të parave në platforma mashtruese. Depozitimet e parave bëheshin në  llogari bankare në vende të ndryshme europiane dhe më pas zhdukeshin përmes transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë.

Pjestarët e këtij grupi akuzohen për mashtrim kompjuetrik me pasoja të rënda në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Më herët në kuadër të këtij hetimi janë arrestuar edhe persona të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!