Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët që humbën jetën në 11 shtator/ Vincent Camaj rrëfen humbjen e babait: Erdhi në SHBA pa pasur asgjë!

schedule16:56 - 11 Shtator, 2026

schedule 16:56 - 11 Shtator, 2026

Vincent Camaj ka rrëfyer dhimbjen dhe kujtimet për babain e tij, Rrok Camaj, i cili humbi jetën në sulmet terroriste të 11 shtatorit në Kullat Binjake në Nju Jork.

Vincent Camaj tregoi se ka kaluar tashmë më shumë vite pa të sesa vitet që pati mundësi të jetonte me të. Ai kujtoi momentin kur mësoi për sulmet, teksa ishte vetëm 22 vjeç dhe po shkonte në punë.

Rrok Camaj, sipas të birit, ishte një njeri shumë punëtor, i cili kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara pa pasur asgjë dhe kishte ndërtuar gjithçka për familjen e tij.

Në përkujtimin e sotëm morën pjesë rreth 20 anëtarë të familjes, ndërsa familja do të mblidhet edhe për një darkë për të kujtuar Rrok Camajn.

Ai tha se jeton çdo ditë me mendimin nëse babai i tij do të ishte krenar për të. Rrok Camaj ishte 60 vjeç kur humbi jetën.

“Kam kaluar një jetë më të gjatë pa babain tim sesa vitet me të. Ruaj kujtimet me të dhe është e vështirë njësoj si para 25 viteve. Isha 22 vjeç kur sulmi ndodhi. Atë ditë, isha duke shkuar në punë dhe një mik më telefonon dhe më thotë: “Vendos radion dhe shiko çfarë po ndodh.”

Babi im ishte shumë punëtor, erdhi në këtë vend pa pasur asgjë dhe ndërtoi gjithçka për familjen tonë. Ishte një humbje tragjike për ne. Ai na ka mësuar ne dhe na ka dhënë shumë. Ishim 20 anëtarë të familjes që ishim në përkujtimin që u bë ditën e sotme dhe rikujtuam gjithçka. Do të kemi një darkë për të përkujtuar babain.

Pas 18 vitesh u martova, kam dy vajza dhe jetoj çdo ditë duke menduar a do të ishte krenar. Ishte 60 vjeç kur u nda nga jeta. Jemi rreth 90 njerëz që do të mblidhemi në shtëpinë time për ta kujtuar atë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!