25 vite pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, bota përballet me një realitet të ri sigurie. Përtej kërcënimeve tradicionale, zhvillimi i teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe përdorimi gjithnjë e më i gjerë i dronëve krijojnë forma të reja rreziku. Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, tha për ‘Faqja 4’ nw ABC News se terrorizmi mund të shfrytëzojë këto mjete për propagandë, rekrutime dhe edhe për realizimin e sulmeve, ndërsa thekson nevojën për forcimin e inteligjencës dhe masave parandaluese.
“Kur kujtojmë sulmin terrorist, kuptojmë peshën dhe pasoja e sulmeve terroristeve. Cfarë ka ndyrshuar 25 vite më pas? Kujtojmë zhvillimin e teknologjisë, tani bota rrezikohet në një dimension tjetër. Shohim se sa lehtë shfrytëzojnë terroristët teknologjinë, po ashtu me rëndësi është propaganda. Mundësia që sot të ndërhyhet në ndikim të dpd përmes propagandës në forma të ndryshme, për të targetuar grupe të caktuara, na kujton nevojën si duhet të ridimensionohemi në lidhje me rrezikun nga terrorizmi
Më 11 shtator, sulmi u krye përmes një mbulese të fuqishme. Kur kujtojmë se Al Kaeda asokohe u përgatit për një kohë të gjatë pa u vënë re, mendoj se gjëra që të ngjashme mund të ndodhin sërish, mund të sfidohemi me situata të tilla. Rreziku nga dronët, bota po sfidohet nga AI, përdorimi i dronëve, ekziston që të përdoret një dron për të vendosur eksploziv për të kryer një sulm terrorist
Avancimi i dronëve për përdorim civil ka rrezik, sidomos vendeve që nuk kanë mundësi të vendosjes së masave të kontrollit ajror.
Ngjarjen e kujtoj si sot, e gjithë bota ishte e gjunëzuar. Fokusi mbetet te inteligjenca që duhet të përdorë të gjitha mjetet për të monitoruar grupe apo individë që mund të kryejnë sulme terroriste. Sallat e koncerteve mund të jenë lehtësisht të ekspozuara ndaj këtyre sulmeve. KFOR në Kosovë, po organizon një fushatë ndrëgjegjësuese në lidhje me dronët, duke u kujtuar qytetarëve kufizimet ligjore, dhe kush i ngre në zona të kufizuara mund të jenë me pasoja serioze,”shpreh ai./abcnews.al

